Policia e Kosovës, konkretisht, Sektori Qendror i Hetimeve nga Drejtoria për Hetimin Trafikimit me Qenie Njerëzore, gjate veprimeve hetimore në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë Departamenti për të Mitur, me datë 21.07.2020, ka arrestuar një person (1) të dyshuar, për Veprën Penale “Trafikim me njerëz”, i cili dyshohet se ka rekrutuar, strehuar, transportuar dhe i ka mbajtur nën kontroll (7) shtatë viktima të mitur (meshkuj/kosovarë) duke i shfrytëzuar për punë të detyruar.
Gjate realizimit të këtij plani për arrestimin e të dyshuarit si prova janë konfiskuar përkohësisht:
(1) një telefon mobil dhe
(2) dy fletore të evidencave .
Viktimat e mitura janë trajtuar sipas Proceduarve Standarde të Veprimit për Viktima të trafikimit, ndërsa me vendim te Prokurorit kujdestar i dyshuari dërgohet në ndalim për 48 orë, për procedura të mëtejme ligjore./Tv Malisheva