Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i është përgjigjur kritikave të kryetares së Kuvendit Vjosa Osmani, se ai nuk ka eksperiencë në drejtimin e dialogut mes Kosovës e Serbisë.
Sipas tij, Osmani nuk ka përvojë ta udhëheq Kuvendin.
“Kryetarja e Kuvendit nuk ka përvojë me udhëheqjen e Kuvendit, dhe është detyra e saj e parë”.
“Dhe detyra ime është vetëm në mandatin e parë po ashtu”.
Hoti për procesin e dialogut me Serbinë ka thënë se kanë hyrë për marrëveshje finale e për njohje reciproke.
“Lidhur me procesin e dialogut të premten do ta informojë Kuvendi e Kosovës dhe ne kemi hyrë në dialog për të përmbyllur marrëveshjen për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve dhe ai është për të përmbyllur marrëveshjen me Serbinë”.
“Skënder Hysnei flet në emër timin si kryeministër dhe nesër ai është në Bruksel për të draftuar marrëveshjen finale për çështje e të pagjeturve”, ka thënë Hoti./Tv Malisheva