Në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 550 pacientë të dyshuar dhe konfirmuar me Covid-19.

Prej tyre, 286 janë të konfirmuar si Covid-19 pozitiv, njofton Klan Kosova.

Sipas raporteve nga klinikat dhe spitalet e përgjithshme 14 pacientë janë në gjendje të rënduar me 14 respiratorë, e po ashtu 32 të tjerë me CPAP, që po ashtu janë me gjendje të rënduar shëndetësore.

Për detaje të tjera shihni tabelën e cila tregon statistikat në detaje për klinikat e QKUK-së, por edhe spitalet e përgjithshme./Tv Malisheva

Share.