Në 24 orët e fundit nga Covid-19 në Kosovë, kanë humbur jetën 6 persona.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë ka shkuar në 150.

Ndërsa në 24 orët e fundit janë shënuar edhe 241 raste të reja, ndërsa 143 pacientë janë shëruar.

Deri më sot janë shëruar gjithsej 3.369pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 2.762.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 419 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 241 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 6.286 raste nga 32.375 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 150 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 143 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3.369 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.762”, thuhet në raportin e fundit të IKSHPK-së./Tv Malisheva

Share.