Dhjetë persona kanë humbur betejën, 137 janë infektuar si dhe janë shëruar 131 pacientë me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut.
Gjithsej brenda 24 orëve janë realizuar 1437 testime.
Numri më i madh i rasteve të reja është regjistruar në Shkup-64 raste, Shtip-19 raste si dhe në Strugë 14 raste. Qytetet tjera kanë më pak se 10 të infektuar.
Sipas statistikave të fundit në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 9547 raste me Covid-19, prej të cilëve 5071 janë shëruar, kurse fatkeqësisht betejën me koronavirus e kanë humbur 442 pacientë.
Ndërsa aktive mbesin edhe 4034 raste./Tv Malisheva