Më shumë se 1 000 vdekje nga koronavirusi i ri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës brenda 24 orëve.

“Është hera e parë që nga 9 qershori që ky prag është tejkaluar”, sipas “The New York Times”.

Edhe pse është një shifër e lartë, është një numër shumë më i ulët se rekordi i 2 752 vdekjeve në 24 orë të regjistruara më 15 prill.

“Koronavirusi është virusi ‘Trump’. Më në fund është vendosur që të bëhet presion për përdorimin e maskës, por është tepër vonë”, thotë kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi në një intervistë për CNN.

Ka pasur ndërkohë 68 524 raste të reja me koronavirus në SHBA në 24 orët e fundit.

Kjo është dita e tetë radhazi me mbi 60 000 infeksione.

Në total, rastet me koronavirus në SHBA janë afërsisht 4 milionë, sipas universitetit “John Hopkins”.

Share.