Ish-drejtori i Klinikës Infektive në QKUK, Hamdi Ramadani, ka folur për situatën epidemiologjike në Kosovë në një paraqitje në Euronews Albania.
Ramadani ka deklaruar se situata është përkeqësuar pas lehtësimit të pasave ku qytetarët dhe institucionet vepruan me komoditet duke mos u mbrojtur nga COVID-19.
Infektologu ka deklaruar se për të menaxhuar më mirë situatën duhet të bëhen më shumë teste për diagnostikimin e personave me simptoma të Covidit.
“Kosova është në vendin më të keq sa i përket menaxhimit të pandemisë. Është dashur të bëhen më shumë teste, në 1 mijë banorë duhet 90 ose 100 teste në mënyrë që të shohim situatën sesa është numri i të infektuarve”, ka deklaruar Ramadani.
Ai iu ka bërë thirrje qytetarëve që të mbajnë maska mbrojtëse, distancën dhe higjienën për të evituar infeksionin./Tv Malisheva