Ka dështuar rezoluta e Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës lidhur me menaxhimin e pandemisë së koronavirusit.
E njëjta nuk ka marrë votat e mjaftueshme për miratim në Parlament.
Për këtë propozim-rezolutë kanë votuar vetëm 25 deputetë.
Në këtë rezolutë rekomandohej ndër të tjera që të shkohej në procedurë të përshpejtuar me Ligjin për Pandeminë, dhe po ashtu kompensimin e orëve shtesë për stafin shëndetësor. /Tv Malisheva