Kadri Veseli nëpërmjet një postimi  në facebook ka treguar se ka simptoma të lehta të Sars-CoV-2 dhe se është në pritje të rezultateve dhe njëkohësisht ju bën apel qytetarëve të kenë kujdes.

 

Postimi i tij i plotë-

 

Të nderuar qytetarë,

Pas disa simptomave të lehta dhe dyshimeve që potencialisht mund të jam infektuar me Sars-CoV-2, sot e kam bërë testin.

Në përputhje me rekomandimet e institucioneve, jam vetizoluar deri në konfirmimin e rezultatit.

Apeloj te të gjithë qytetarët që t’i respektoni masat, t’i vendosni maskat, të mbani distancën higjienën!/Tv Malisheva

Share.