Komisioni për Sëmundje Infektive në Maqedoni të Veriut (KSI) gjatë fundjavës do të diskutojë për heqjen e masave kufizuese për vendet e rajonit, që i ka vendosur për të parandaluar përhapjen e pandemisë COVID-19.

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, ka deklaruar se lehtësimi nënkupton edhe heqjen e kërkesës për test negativ PCR për shtetasit e Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinës, nëse duan të hyjnë në Maqedoni.

Rekomandimi i KSI-së duhet miratuar në Qeveri, pas së cilës lëvizja e lirë pritet të fillojë nga e hëna e ardhshme./Tv Malisheva

Share.