Para më shumë se dy mijë viteve, Hipokrati kishte thënë se “Ecja është ilaçi më i mirë i njeriut”.

Ndërsa tani një pjesë e madhe e shkencëtarëve thonë se Hipokrati nuk e kishte gabim.

Sipas një studimi të ri, vetëm 10 minuta ecje gjatë javës mund të zvogëlojë gjasat për vdekjen e hershme.

Shëndeti Publik në Angli (PHE) ka gjetur se katër nga dhjetë persona të moshës mesatare në Angli, nuk ecin as 10 minuta brenda muajit dhe kjo gjë ka alarmuar shoqërinë.

Për ta shmangur rrezikun, hulumtuesit nga PHE kanë thënë se një ecje e shpejtë brenda ditës është e mjaftueshme për ta ulur rrezikun e vdekjes së hershme deri në 15 për qind./Tv Malisheva

Share.