Kadri Veseli nëpërmjet një postimi  në facebook ka thënë se shteti i Kosovës ka humbur dy mjekë të veçantë Prof. Sylejman Rexhepin dhe Dr. Ali Tolajn, në betejë me Covid-19 dhe njëkohësisht ka ngushëlluar familjet e tyre.

 

Postimi i tij i plotë-

 

Sot, shteti i Kosovës ka humbur dy mjekë të veçantë, Prof. Sylejman Rexhepin dhe Dr. Ali Tolajn, në betejë me Covid-19.

Puna dhe kontributi i tyre i çmuar në shërbim të qytetarëve nuk do të harrohet kurrë.

Stafi shëndetësor është në vijë të parë kundër pandemisë dhe meriton admirim e respekt nga të gjithë.

Ngushëllime familjarëve, kolegëve dhe miqve të të ndjerëve!/Tv Malisheva

 

Share.