Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj përmes rrjetit social facebook njofton për punimet në Ujvarat e Mirushës

Ja postimi i plotë :

Që nga ardhja ime si Kryetar i Komunës së Klinës, një nga preokupimet e mia kryesore ka qenë edhe investimi në Ujëvarat e Mirushës, për ta kthyer këtë vend në një nga destinacionet turistike më tërheqëse në të gjithë Kosovën.

Duke ditur rëndësinë e veçantë natyrore dhe turistike dhe në bazë të kërkesave të qytetarëve, tek parku Ujëvara e Mirushës kanë filluar punimet në ndërtimin e shtigjeve të ecjes dhe shtigjeve për biçiklistë.

Ky investim aq shumë i nevojshëm e shumë i vonuar, stimulon zhvillimin e turizmit në komunën tonë, një potencial i jashtëzakonshëm yni që rrit frekuentimin e vizitorëve duke ndikuar kështu në zhvillimin e aktiviteteve të shumta kulturore e rekreative dhe do të mundësojë ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore-historike.

Ky projekt financohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Ujëvarat e Mirushës njihen për një biodiversititet shumë të pasur, me ujëvara, kanione e peisazhe shumë të bukura dhe tepër atraktive, unikale në Kosovë dhe jashtë vendit.

Zenun Elezaj

Fotografia e Prof. Dr. Zenun Elezaj

Fotografia e Prof. Dr. Zenun Elezaj

Fotografia e Prof. Dr. Zenun Elezaj

Share.