Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka vizituar sot North Animal Hospital, qendër transitore për trajtimin e qenve endacakë dhe strehimore e përkohshme për ta, e cila udhëhiqet nga mjeku veteriner Dr. Zenel Zhabari.
Komuna e Vushtrrisë dhe organizata ndërkombëtare për trajtimin e qenve “Stray Coco” do të nënshkruajnë memorandum dyvjeçar për trajtim dhe strehim të përkohshëm të qenve endacakë.
Kjo është qendra e dytë e këtij lloji në Kosovë./Tv Malisheva