Një nëntëvjeçare nga Ferizaj ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.
E njëjta pasditen e së enjtes, është gjetur në ujërat e njërës prej pishinave të Komunës së Ferizajt.
Nuk dihet saktë periudha e qëndrimit të saj në ujë, por Zëdhënësi i Policisë së Ferizajt, Mehmedali Hajdini ka thënë se pas nxjerrjes nga uji, asaj i është dhënë ndihma e parë nga një mjek i cili kishte qëlluar rastësisht në pishinë.
Fillimisht nëntëvjeçarja ishte dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, por më pas ishte transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës nga dhe policia është njoftuar se ajo nuk ka arritur të mbijetojë./Tv Malisheva