186 vjet më parë, pikërisht më 9 gusht të vitit 1830, pushteti osman, vrau afër 1000 dhe i arrestoi 400 deri ne 500 shqiptar ne Manastir. Këta të vrarë dhe të arrestuar nuk ishin njerëz të thjesht, ishin elita e kohës. Kjo ngjarje duhet përkujtuar nga se në raport me numrin e popullatës që kishin trojet shqiptare të asaj kohe, është e barabartë me 12 mijë vetë që vrau Serbia për dy vite.
Këto të dhëna i ka paraqitur në një reagim të tij Fadil Kajtazi, ekspert i shërbimeve sekrete, i cili ka kërkuar që kjo ngjarje të përkujtohet, sidomos për faktin që ai thekson se “vrasja e kësaj elite njerëzish shtyu për 100 vite krijimin e elitës shtetformuese, duke bërë që të gjithë fqinjët tanë Serbia, Mali i Zi, Bullgaria, Greqia të fitojnë pavarësinë para nesh dhe të zgjerohen në dëm të territoreve tona”.
Po ashtu, sipas tij kjo ngjarje duhet përkujtuar sepse ishte një masakër e pa parë dhe e organizuar në pabesi. “Të gjithë këta njerëz u ftuan në një ceremoni zyrtare, dhe gjatë parakalimit ceremonial të ushtrisë, një toge i urdhërohet të kthen armët nga vendin ku qëndronin shqiptaret dhe të kryejnë ekzekutimin”, rrëfen bazuar në faktet historike Kajtazi momentin e ekzekutimit të shqiptarëve.
Ai apelon që kjo ngjarje duhet të përkujtohet me forcë nga se Kjatazi vlerëson se vijat e pabesisë turke janë në horizont dhe ato po duken qartazi, madje sipas tij sot më 9 gusht në Moskë takohet osmanlia i ri Erdogan me presidentin Rus Putin. “Ky takim nuk është i rastit, 9 gushti do të jetë edhe një përpjekje që në pabesi të ekzekutoj elitat shqiptare dhe të krijoj favore për fqinjët tanë me prirje armiqësore”, thotë ai në reagimin e tij.
Kajtazi flet për masakrën e Manastirit, e cila ai thotë se duhet vetdijësuar shqiptarët lidhur me organizimin e saj ku morën pjesë shqiptarët. “Duhet përkujtuar fuqishëm nga se edhe me 1830 kishte shqiptar që ndihmuan Sulltanin ta organizoi këtë masakër dhe ju gëzuan vrasjes se 1000 bashkëkombasve të tyre. Fara e këtij plehu ka mbi tash pas 186 viteve dhe po përpiqet të organizoi masakrën e radhës”, paralajmëron Kajtazi.