Sot, Shtabi Komunal për Menaxhimin e Situatës me COVID-19, ka marrë vendim për mbylljen e përkohshme të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Kijevë, pasi disa punëtor shëndetësor në QMF në Kijevë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Rezultatet e punëtorëve shëndetësor janë konfirmuar sot nga IKSHPK, ndërsa punëtorët shëndetësorë, tani e disa ditë kanë qenë në vetizolim, mirëpo për shkak të sigurisë është sugjeruar mbyllja e QMF-së, derisa të përfundoj testimi i punëtorëve tjerë shëndetësore dhe të krijohen kushte për kryerjen e shërbimeve shëndetësore.
Shtabi Komunal për Menaxhimin e Situatës me COVID-19 në Malishevë, kërkon nga të gjithë qytetarët e kësaj ane, që për disa ditë, shërbimet shëndetësore ti kryejnë në QKMF në Malishevë./Tv Malisheva