Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj ka marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare “LEAP in Prishtina”, e cila është edhe edicioni i katërt, i organizuar nga Leadership Development Association Balkan (LDA), e që për qëllim ka ngritjen e potencialit te të rinjtë dhe fuqizimin e tyre.
Me këtë rast, ministri Likaj i ka dëshiruar suksese kësaj konference, ndërsa ka përmendur shumë punë që janë duke u bërë për të përmirësuar cilësinë në arsim dhe për t’iu siguruar perspektivë të rinjve. Ministri foli edhe për angazhimin maksimal të MASh dhe partnerëve zhvillimor e donatorëve për organizimin e mësimit në kohë pandemie.
Ministri Likaj përmendi shumë projekte, qofshin ato të MASh apo edhe në bashkëpunim me partnerët zhvillimorë, të cilat do të përkrahin të rinjtë në zhvillimin e shkathtësive të tyre, por edhe nxitjen e tyre për t’u marrë me shkencë dhe inovacion.
Po ashtu, ministri Likaj përmendi edhe përkrahjen e të rinjve përmes bursave, si dhe mundësitë për studime universitare dhe pasuniversitare në universitete të njohura ndërkombëtare.
“Kemi nisur shumë gjera dhe jemi duke i lëvizur të gjitha në drejtim pozitiv për një arsim cilësor, sepse këtë ua kemi borgj të rinjve tanë që janë e ardhmja e vendit”, tha ndër të tjera ministri Likaj./Tv Malisheva