Muharrem Mazreku
OFENZIVA E BLLACËS (25-28 korrik 1998)
Më 25 korrik 1998, ishte ditë e shtunë në agun e hershëm të mëngjesit forcat e mëdha ushtarake serbe kishin filluar të dislokoheshin rreth e përqark Bllacës aty ku ndodheshin pozicionet tona. Dalëngadalë situata po bëhej gjithnjë e më dramatike me ç`rast po bëhej një rrethim i hekurtë, i cili gjithnjë vinte e ngushtohej. Ushtarët tanë ishin alarmuar nga pikat e vëzhgimit ku tani të gjithë ndodheshim nëpër pozicionet dhe detyrat që i kishim të caktuara në raste të atilla.
Komandanti i Pikes dha urdher per gatishmërine e shkallës më të lartë që ishte e mundur të bëhej, përcillnim dhe vështronim situatën, që po krijohej duke i paragjykuar planet djallëzore të armikut. Forcat e armikut janë…! 36 automjete, që erdhën nga Theranda, duke përfshirë këtu tanke, autoblinda, praga, transporterë me topa-minahedhës dhe maune me municion. Trupa të shumtë të armatosur me armatim supër të rëndë. Fillimisht këto forca grumbulloheshin në udhëkryqin e Duhlës që na ndante një distancë rreth 750 m (vija ajrore) ku mund të vëreheshim fare mirë.
Këto forca që erdhen nga Theranda, ndihmoheshin nga bazat anësore te A.J, si Qafta e Duhlës, baza më e madhe në Kosovë (mendohet se kishte 40-80 tanke) dhe baza tjetër tek ,,Pishat” e ..Biraqa” me forca të mëdha artilerike e tankiste. Duke e vlerësuar një situatë me kaq arsenalë komanda jonë kishte alarmuar duke kërkuar përforcime nga të gjitha bazat e tjera të UÇK-së në Malishevë e Llapushë, ndonse në atë ditë kishte lufime ne katër anet e Llapushes. Tani kishin mbërritur përforcimet e luftëtarëve tanë nga të gjitha pikat tjera që kanë mundur të jenë afro 200 luftëtarë gjithsej. Pasi tanket e armikut marrin pozicionet e tyre nga te dya krahët, pas pak filloi lufta fiks në ora 6 të mëngjesit, filluan të na granatojnë nga disa drejtimet saqë as vetë nuk e dinim kahjen e gjuajtjeve.
Predhat vinin nga Qafa e Duhlës, Kryqi i Duhlës dhe nga ,,Pishat”, ku epiqendra e goditjes fillimisht ishte lagjja Bajraktari(ne Bllace) lagjeja Suka, Bekteshi (ku vija frontale e UCK-se ishte 2km e gjatë). Në të vërtetë filloi, një luftë tejet e pabarabartë që ishte më shumë se luftë. Deri më tani ne kishim luftuar me forcat e policisë speciale, ndërsa tani po luftohet me ushtrinë vrastare serbe (A.J) të komanduar nga gjenerali famëkeq Perishiq.
Herë pas here, forcat e armikut lëviznin përpara me shpejtësi jo të madhe, duke u afruar gjithnjë më afër nesh. Së pari kanë filluar granatimet me tanke, minahedhës, praga dhe topa të rëndë. Vetëm në ditën e parë 25 korrik 1998 të shtunën, vlerësohet se mbi pozicionet tona kanë hedhur 1700 projektilë (vlerësim i një raporti ushtarak të UÇK-së).
Pas shumë orë luftimesh diku pasdite u ndërpre granatimi me armë artilerie dhe minahedhës. Ushtria serbe granatonte me praga të cilat lëviznin, duke marshuar në drejtimin të pozicioneve te UCK-se, duke siguruar terrenin, ndërkaq trupa të shumtë këmbësorie, vinin prapa dhe anash mjeteve të blinduara tankiste. Ky rrethim i hekurt po ngushtohej dhe po bëhej më dramatik. Tanimë këmbësoria sa mund po villte zjarr mbi pozicionet tona. Trupat serbe kishin uniforma ushtarake të ushtrisë së rregullt (A.J), por kishte edhe disa formacione që dukeshin me rroba të zeza(te errte). Në këto luftime u përdor lloj-lloj armatimi të kalibrave nga më të ndryshmit.
Mbi pozicionet tona binin plumbat dhe predhat e armëve të ndryshme, mu sikurse shiu, breshëri apo fara e grurit. Diku rreth orës 15:00 mbi ne ka fluturuar një helikopter ushtarak në një lartësi shumë të madhe, i cili nuk ka sulmuar, por si duket vëzhgonte operacionet ushtarake.
Forcat e armikut me t’u afruar në një distancë (supozojmë 200m), komandanti ynë kishte dhënë urdhrin për të hapur zjarr me gjithë arsenalin që kishim. Në atë moment janë dëgjuar krisma e ushtima të një beteje të vërtetë, ku forcat e armikut kanë mbetur të befasuara, kështu po zhvillohej një luftë gati dhëmbë me dhëmbë.
Ne ishim në istikame, trashe, nëpër bunkierë të fortifikuar shumë forcë, nëpër bodrume, nëpër shtëpi nëpër oborre, këto oborre secila ishin të rrethuara me mure prej gurit apo blloka betoni kështu, ne mund të manovronim prej njërit oborr në tjetrin. E tëra kjo ka ndodhur në lagjet Bajraktari, Bekteshi dhe Suka, ku vija jone kishte nje gjatësi afro 2km, me tetë bumkere te fortifikuara me lisa e thasë rere.
Nga kjo distancë e afërt serbët kanë filluar të godasin me armë të shurdhëta (pa zë). Çdo minutë situata vështirësohej dhe bëhej jashtëzakonisht e rëndë në situata të atilla jo minutat, por edhe sekondat janë të gjata. Po pritnim që lufta do të bëhej edhe më e ashpër oborri ku qëndronim ishte i rrethuar me një mur të lartë mbi 2 m e siper, muri u rrënua për tokë nga goditjet me praga. Në këto momente kemi përgatitur bombat, granatat e dorës, mendonim t’i hidhnim në ajër trupat e armikut.
Shtëpitë digjeshin, shembeshin, sana, kashta, grunajat, digjeshin dhe dita me diell e me vapë, dukej si e errët edhe nga tymi i barotit. Në oborr po shikonim para syve tanë pulat dhe zogjtë e pulave kishin mbetur të ngordhur nga plumbat dhe granatimet, bagëti të ngordhura e…! Ajo që na shpëtoi nga këtu ishin luftëtarët tanë, të cilët po hidhnin zjarr me armë e rrafale, mitralozë dhe minahedhës të UÇK-së.
Disa nga ushtarët tanë, ishin plagosur dhe ishin dërguar në spitalin Ushtark te Gajrakut, për t’iu dhënë ndihmën e parë. Nga zjarri i mortajave dhe minahedhësve luftetarët tanë arritën ta shkatrronim tankun e parë të armikut dhe vrasjen apo plagosjen e rëndë të oficerit serb, ka të ngjarë se komandanti që po udhëhqte operacionin serb ishte në këtë tank dhe po kërkonte ndihmë duke bërtitur(nazad, majku mu jebem) i cili kishte hedhur helmetën e gjakosur për toke të cilën ia kishin marrë ushtarët tanë më pas. Ky tank i shkatërruar u tërhoq nga tanku tjetër. Po të mos kishin qenë minahedhësit, ushtarët e kësaj pike do të kishim kaluar shumë keq. Këtu kishim përdorur një taktikë si t’a spjegojmë!?, duke manipuluar me aktivizimin e minahedhësve nga Profi. P.sh: pasi gjuanim me minahedhës e ndërronim vendin-poziten për të gjuajtur sërish, keshtu prej dy minahedhësve sa kishim dukeshin sikur jane me shumë.
Me të përfunduar dielli intensiteti i luftimeve po binte dhe kjo për ne ishte dita më e gjatë, më e…! që kishim përjetuar ndonjëherë. Ishte dita e parë e ofensivës së 25 korrikut 1998 tashmë dielli po perëndonte duke u futur në horizont, muzgu filloi të bjerë, forcat serbe filluan një tërheqje graduale duke u përqendruar në kryqin e Duhlës, në lagjen Rrafshi (Duhel)përreth lagjes Sukaj për të kaluar natën duke i maskuar mjetet e blinduara. Errësira ra në tokë, është një natë me plot rreziqe ku nuk dinim se çka do të sjellë e nesërmja. Gjatë tërë kësaj nate, nuk futëm gjumë në sy nga granatimet e herpashershme, që vinin nga kryqi, dhe Qafa e Dulës. Të nesërmen është 26 korriku 1998 ditë e diel, ku dielli po lindte më vonë, sepse ne ishim zgjuar më herët për të pritur lindjen e tij, sërish një lindje e pazakonshme me përleshje të armatosura.
Ditet ne vijim nuk mund të përshkruhen, por e tëra ishte me luftime kryesisht granatime të fuqishme, por në distancë më të largët. Kjo ditë dallohej nga e djeshmja me një intensitet më të vogël, ku forcat serbe nuk po tentonin të futeshin në pozicionet tona dhe nuk dëshironin ta rrezikonin këmbësorinë e tyre, kishin kuptuar se këtu do të hasnin në një rezistencë me pasoja. Ata dëshironin që pozicionet tona t’i shkallmonin me bombardime të rënda duke vazhduar me ditë të tëra (25, 26, 27, 28 korrik 1998). Më 28 korrik të këtij viti (e martë), jemi tërhequr definitivisht nga pozicionet tona. Kjo tërheqje është bërë me urdhërin e shtabit në Malishevë, informata ka ardhur në radiolidhje.
Në momentin kur jemi tërhequr nuk ka pasur luftime të intensitetit të lartë dhe jemi habitur, por më vonë mësuam se në të njëjtën ditë, kishte pasur luftime në shumë pozicione dhe në Pikën e Llapushnikut nga Rahoveci, nga drejtimi i Kieves. Pika e Llapushnikut pas një qëndrese ishte thyer, ku forcat e armikut kishin depërtuar deri në qytezën e vogël, por heroike të Malishevës. Me pushtimin e përkohshëm të Malishevës tanke të tëra kishin hyrë nëpër vreshta duke ardhur në drejtim të Pikës së Bllacës.
Tani forcat tona kishin ngelur në një senduiç d.m.th. armiku me forca të mëdha kishte hyrë prapa shpinës sonë. Për këtë arsye qëndrimi ynë i mëtutjeshëm në Bllacë ishte i panevojshëm dhe me të drejtë Shtabi i UÇK-së te Njisitit ,,LUMI’’ në Malishevë kishte urdhëruar tërheqjen tonë, sepse edhe pak ne do të ngelnim në një rrethim të hekurt. Informata ka ardhur ne radiolidhje per 15 min, te behet terheqja e ushtarve dhe e municionit! Komandanti i pikes permes korierit ka njoftuar te gjithe ushtaret per terheqe. Ishte nje moment i veshtire, disa nga ushtaret te emocionuar nuk donin te terhiqeshin deri sa tankset te shkelin mbi trupat tonë ne nuk largohemi nga istikamet,ishte heshtje varri, aty nderhyri ,,majori,, armiku na don te vdekur, ne po humbasim nje betej por jo luften. Pas terheqjes son forcat serbe edhe dy dite nuk kan guxuar te hyne në istikamet e tona!