Ky desert na rikujton akulloren, por përgatitja e tij është edhe më e thjeshtë
Përbërësit:
– 300 g mjedra;
– 240 ml ajkë për krem;
– 60 ml ajkë të thartë,
– 50 g sheqer pluhur;
– 40 g fëstëk;
– 1 lugë lëng të shtrydhur nga limoni i freskët;
– 1 lugë mjaltë;
– fletë të freskëta mente.
Përgatitja:
Tundni me mikser ajkën e thartë rreth një minutë derisa të bëhet masë e lëmuar.
Shtoni sheqerin pluhur dhe përzieni derisa të bashkohet me ajkën. Tretjes shtoni ajkën për krem dhe të gjitha bashkë tundni edhe tri deri në katër minuta.
Në tretjen e këtillë përzieni me dorë gjysmën e sasisë së fëstëkëve dhe gjysmën e mjedrave dhe të gjitha bashkë përzieni.
Tretjen qiteni në një tepsi të thellë për pjekje të cilën më parë e keni mbështjellë me folie plastike.
Semifreddon e përgatitur futeni në frigorifer me ngrirje të thellë që të qëndrojë së paku katër orë derisa në tërësi të ngrihet.
Kur dëshironi të shërbeni desertin, nxirreni nga frigoriferi që të qëndrojë pak në temperaturë dhome.
Gjatë asaj kohe përzieni mjaltin dhe limonin dhe në tretje shtoni mjedrat e mbetura.
Priteni ëmbëlsirën në feta dhe sipër tyre radhisni mjedra, fëstëk dhe disa fletë mente.