Në çift nga qyteti i Gjakovës pas një mosmarrëveshje mes vete janë përleshur fizikisht.

Burri e gruaja nga Gjakova janë rrahur mes vete dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore, për çka edhe kanë pranuar trajtim mjekësor nga mjekët.

Policia ka deklaruar se ka arrestuar çiftin dhe pas intervistimit nga prokurori janë liruar në procedurë të rregullt.

“Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër kosovar-e (bashkëshort), pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshja janë rrahur mes veti dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit kanë pranuar trajtim mjekësor dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në ndalim policor. Pas intervistimit nga ana e prokurorit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë./Tv Malisheva

Share.