Gjendja e rënduar me COVID-19 në Kosovë ka bërë që të diskutohet sot në takimin e Komitetit për Koordinimin dhe Vlerësimin e Situatës Emergjente me COVID-19.
Pas këtij takimi, kryeministri Avdullah Hoti ka mbajtur një konferencë për medie, ku ka theksuar se rastet po rriten nga shkaku i pakujdesisë së qytetarëve dhe mbajtjen e disa protestave, siç tha ai, pa paralajmëruar Policinë e Kosovës.
Ai tha se rrija e numrit të rasteve gjatë ditëve të fundit ka qenë shumë i madh.
Hoti theksoi se pas vlerësimeve në nivel të komuniteteve, vlerësimet janë mbajta e detyrueshme e maskës, distancës dhe mbajtja ë higjienës.
“Vetëm këto tri masa ruajnë jetën e qytetarëve derisa të mos e kemi vaksinën.
Hoti tha se Inspektorati dhe Policia duhet të bëjnë punën e tyre. Tha se janë 570 persona të shtrirë në klinikë dhe duhet të mendojmë për riorganizim.
“Jemi të shqetësuar për mos respektimin e masave në disa raste. Kemi pasur gjatë ditëve të fundit aktivitete sportive pa leje dhe protesta pa leje të policisë dhe kjo nuk do të tolerohet. E kemi riorganizuar stafin shëndetësor. Në mënyrë q ëtë trefishojmë testimet. Po shkojmë me një dinamikë të kënaqshme, po punohet me koordinim të donacioneve”.
Hoti tha se këto janë veprime që kanë bërë deri më tash./Tv Malisheva