Shteti ka dispozicion rreth 700 shtretër, ndërkohë që aktualisht në Qendrën Klinike Universitare dhe spitale të tjera regjionale, janë të shtrirë 570 shtretër. Në bazë të kësaj llogaritje janë vetëm 130 shtretër të lirë për pacientët me Covid-19.

Kështu ka njoftuar kryeministri Avdullah Hoti, derisa ka theksuar se janë duke menduar riorganizimin komplet të QKUK-së, për ti mbyllur disa klinike, e për t;I vën në dispozicion të menaxhimit të pandemisë Covid-19.

Hoti: Janë 570 shtretër të shtrirë në QKUK e spitale regjionale.

“Ne po bëjmë të pamundurën brenda shërbimit spitalor që të krijojmë kapacitetet shtesë. Ta parandalojmë situatën, ku nuk ke ku të shtrish njerëzit që kërkojnë të shtrihen në spital. Ndërkohë që po flasim janë 570 qytetarë të shtrirë në qendrat klinike dhe në spitale regjionale. Dhe ne kemi diku rreth 700 shtretër në dispozicion, nuk kemi më shumë. E tash duhet të mendojmë për riorganizim komplet të qendrës Klinike Universitare, për të mbyllur disa prej klinikave dhe për t’i vu në dispozicion të menaxhimit të kësaj situate”, ka deklaruar Hoti. /Tv Malisheva

Share.