Vlerësimet e popullaritetit të qeverisë italiane kanë arritur nivele rekord, sipas një sondazhi të publikuar sot nga gazeta “Corriere della Sera”.
Kabineti i kryeministrit Giuseppe Conte është parë pozitivisht nga 61% e italianëve, me një rritje 4 pikë përqindje nga qershori.
“Ky është vlerësimi më i lartë që kur qeveria mori detyrën në shtator”, sipas autorit të sondazhit, Nando Pagnoncelli.
“Vlerësimi i popullaritetit personal të Contes u rrit gjithashtu me dy pikë në 65%”, shtoi ai.
Sondazhi u krye me një mostër prej 1 000 personash, më 22-23 korrik, menjëherë pas marrëveshjes së samitit të Bashkimit Europian të 21 korrikut mbi një fond të rimëkëmbjes pas virusit, i parë si një fitore e madhe për Italinë.
Conte i tha parlamentit se vendi ishte i gatshëm për të marrë gati një të tretën e fondit të BE-së prej 750 miliardë eurosh (874 miliardë dollarësh), i barabartë me 209 miliardë euro kredi dhe grante.
Sidoqoftë, sondazhi nuk ishte i gjithi në favor të kryeministrit.
Ajo tregoi se opozita e krahut të djathtë, e formuar nga “Lega” e Matteo Salvini, “Forza Italia” e Silvio Berlusconi dhe “Vëllezërit e Italisë” e Giorgia Meloni, ishin ende përpara partive qeveritare.