Shqipëria me disfatën 1-0 ndaj Turqisë humbi, praktikisht, mundësinë për të qenë e pranishme në Euro 2020. Edhe pse matematika i mban në lojë, është e qartë se djemtë kuqezi nuk do të mund të përsëritin suksesin e katër viteve më parë. Sot, në orën 20:45, në Kishiniev të Moladivë, skuadra e drejtuar nga Edy Reja do të luajë eliminatoren e radhës, në transfertëm kundër skuadrës më të të dobët të Grupit H, Moldavisë, që për efekt golaverazhi është parakaluar edhe nga Andorra (janë me pikë të barabarta, 3).

Është pak të thuash që kuqezinjtë synojnë fitoren, pasi suksesi në Moldavi mbetet detyrim pas asaj humbjeje zhgënjyese në Turqi, ku vetëm një shpërqendrim i portierit Strakosha mjaftoi për të pësuar një zhgënjim të madh, pas asaj performancë, në total, për t’u vlerësuar.

Në konferencën për shtyp, para Moldavisë, trajneri Reja e shprehu hapur dëshiron për të rinovuar kontratën me FSHF-në dhe në njëfarë mënyrë kjo ndeshje është edhe si provë shtesë për të bindur presidentin Duka që t’i ofrojë 74-vjeçarit një kontratë të re.

Është një sfidë ku futbollistët kuqezi duhet të tregojnë që e ndjekin teknikun italian dhe se dëshirojnë edhe ata të bashkëpunojnë në vazhdim me të për një tjetër ëndërr të madhe: kualifikimin në Botëror.

Sa i përket formacionit që do të zbresë në fushë në stadiumin e Kishinievit, nuk pritet ndryshime të mëdha. Gjithsesi, Reja ka paralajmëruar 2-3 lëvizje në fazën sulmuese, çka e imponon edhe forca dhe mënyra e lojës së kundërshtarit.

Francë-Turqi, por në orën 20:45, është sfida e madhe e grupit të Shqipërisë, e cila mund të vendosë përfundimisht se cila nga këto dy skuadra do t’i përfundojë eliminatoret në vendin e parë. Të dy ekipet kanë grumbulluar nga 12 pikë me Turqinë që kryeson falë fitores 2-0 në sfidën direkte. Kjo do të thotë se me një barazim të mundshëm “Gjelat” mund ta humbin mundësinë për vendin e parë, ndaj parashikohet një sfidë zjarri në “Saint Denis”, ku “Gjelat” do të kërkojnë me çdo kusht suksesin.

Ndesha e tretë dhe e fundit e Grupit H luhet në Rejkjavik mes Islandës dhe Andorrës.

Share.