Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në dyvjetorin e vdekjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi, ka bërë homazhe pranë varrit të tij, ku ka thënë se vlera e rezistencës së Adem Demaçit është vlera e bashkimit të kombit.

Presidenti Thaçi, tha para të pranishmeve tha se Demaçi sakrifikoi gjithçka dhe u bë simbol i rezistencës kombëtare për liri e pavarësi të shtetit të Republikës së Kosovës.

Kreu i shtetit, duke kujtuar kontributin e përhershëm të Demaçit, vlerësoi atë si njeri i të sotmes, i simbolit të së kaluarës dhe i energjive për të ardhmen.

Thaçi: Demaçi është njeri i të sotmes, i simbolit të së kaluarës dhe i energjive për të ardhmen

“Sot nderojmë me rastin e dy vjetorit të vdekjes, simbolin e rezistencës kombëtare, për liri për pavarësi të Kosovës dhe Bashkim Kombëtarë, Adem Demaçi. Njeriun që sakrifikoi gjithçka për të jetuar ne sot, të lirë, të pa varur, sovranë, në rrugëtim të sigurt për të qenë pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, prandaj vlera e rezistencës së Adem Demaçit është vlera e bashkimit të kombit, vlera që i ka dhënë fuqi lirisë tonë, luftës për çlirimin e vendit, do të mbetët gjithmonë në kujtesën e kombit, si njeriu i lirisë dhe pavarësisë së Kosovë. Adem Demaçi është njeri i të sotmes, i simbolit të së kaluarës dhe i energjive për të ardhmen”, ka thënë Thaçi.

Kurse Shqiptar Demaçi, djali i Adem Demaçit, që mori fjalën në këtë dy vjetorë, tha se ndihet krenar për veprimtarin e prindit kushtuar Kosovës.

Demaçi: Jemi krenar për veprimtarin e tij kushtuar Kosovës

“Natyrisht që jemi krenarë për prindin tonë, por çdo përvjetorë e ka atë anën e rëndë kur përkujton humbjen e prindit, atëherë me vështirësi menaxhohet, por duhet ta kalojmë dhe të jemi krenar për veprimtarin e tij kushtuar Kosovës”, ka thënë ai.

I njohur si simbol i rezistencës kombëtare, i ndjeri Adem Demaçi sot do të mbushte 84 vjet. Për angazhimin e tij politik, Demaçi vuajti 28 vite me radhë në burgjet e Jugosllavisë. Pasi u lirua ai menjëherë vazhdoi aktivitetin e tij politik. Ai u quajt edhe Nelson Mandela i Evropës.

Me prejardhje nga fshati Lupq i Podujevës, Demaçi u lind më 26 shkurt 1936 në Prishtinë, ndërsa më 26 korrik të vitit 2018 ndërroi jetë. Adem Demaçi ishte veprimtar për kauzën kombëtare në kohën e Jugosllavisë dhe luftonte për barazinë e Kosovës me republikat e tjera.

Share.