Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka bërë sot homazhe pranë lapidarit të heroit Enver Zymberi në përvjetorin e nëntë të rënies së tij, ku tha se 25 korriku i vitit 2011 shënon ditën e bashkimit të Kosovës.

I pari i vendit, ka thënë se shteti i Kosovës do ta nderojë lartë punën dhe përkushtimin që Enver Zymberi ia dha vendit duke respektuar gjithnjë ligjet e Kushtetuen.

Thaçi: Enver Zymberi dha jetën në mbrojtje të integritetit territorial të Kosovës

“Sot bëjmë nderimin më të lartë shtetërorë për heroin e kombit Enver Zymberi, i cili dha jetën në mbrojtje të integritetit territorial të Republikës së Kosovës, 25 korriku i vitit 2011 shënon ditën e bashkimit të Kosovës, ku njësitë tona speciale bënë veprimin më të duhur të mundshëm, veprimin kushtetues dhe ligjorë në mbrojtje të integritetit territorial të vendit për të vu në kontroll gjithë territorin e shtetit tonë, andaj sot të gjithë jemi të bashkuar për të kujtuar këtë veprim kushtetues e ligjorë”, ka thënë Thaçi.

Enver Zymberi, u vra me 26 korrik 2011 në Leposaviq, gjatë aksionit për të shtrirë kontrollin e Kosovës në pjesën veriore të vendit.

Share.