Ne e dimë se cila është pjesa më e prekshme e çdo telefoni të zgjuar – sipërfaqja e xhamit.
Pa marrë parasysh sa e mbani dhe kujdeseni, me kalimin e kohës, shenjat e para mund të shfaqen në të.
Telefonat me xham ‘Gorilla’ janë më rezistues sesa ata që nuk e kanë. Sidoqoftë, duket se telefonat inteligjentë së shpejti mund të bëhen edhe më rezistues.
Corning, një kompani që prodhon xhamin ‘Gorilla’, njoftoi se ka zhvilluar një koncept të ri të quajtur “Victus”, i cili mund të ofrojë brezave të ardhshëm të telefonave të mençur mbrojtje më të mirë nga gërvishtjet dhe çarjet kur bien, si dhe karakteristika shtesë dhe shumë aktuale.
Gorilla Glass Victus duhet të sigurojë që ekrani të mbijetojë me një rënie prej dy metrash, të jetë dy herë më rezistues ndaj gërvishtjeve, por edhe më i hollë, që do të thotë se telefonat inteligjentë mund të jenë më të hollë në të ardhmen.
Problemi është se me telefonat e rrumbullakosur, të cilët janë gjithnjë e më shumë në treg, xhami mbrojtës humbet forcën e tij. Në mënyrë që telefonat e rrumbullakosur, por edhe fleksibël të marrin mbrojtjen që kanë ato klasike, është e nevojshme të prodhohet edhe një xham fleksibël.
Corning po zhvillon gjithashtu xhami rezistues ndaj mikrobeve, dhe aktualisht është duke punuar me kompaninë Otterbox, për të provuar nëse është e mundur të prodhohet mbrojtje xhami për një ekran që mund të jetë rezistues ndaj koronavirusit.
Nëse arrijnë sukses, një mbrojtje e tillë mund të shitet veçmas ose të jetë një “markë e mbrojtur” e modeleve më të shtrenjta të telefonave mobilë