Dyshimeve se Partia Demokratike e Kosovës mund të hyjë në koalicion qeverisës i dha shtytje më të madhe deklarata e kryetarit të Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, njëherit partner qeverisës, i cili pohoi se po punohet të arrihet një gjë e tillë.
Sipas analistit politik, Faton Abdullahu, ‘ofertat joshëse’ për PDK-në nga koalicioni aktual po bëhen për shkak se Hoti nuk po mund t’i shtyje disa procese përpara.
Ai kthen vëmendjen prapa tek zgjedhjet e fundit, kur pothuajse të gjitha partitë politike kishin vënë vija të kuqe për PDK-në, për të cilat thotë se tash vota e kësaj të fundit po bëhet vitale për qeverinë Hoti.
“Kohëve të fundit kemi parë se në mënyra të ndryshme ka një vardisje politike dhe ka një ofertë joshëse, qeverisëse për Partinë Demokratike të Kosovës, nga koalicioni aktual dhe kjo si duket bëhet ngase qeveria Hoti po e sheh se nuk po mund ti shtyjë proceset përpara, dhe aq më shumë në një të ardhme të afërt kur krejt kjo mund të bëhet vitale dhe të varet nga vota e të tjerëve, e sidomos nga vota e Partisë Demokratike të Kosovës. Kur kjo po bëhet sot njeriut i shkon mendja te zgjedhjet e fundit kur ishin apo edhe tek fushata që bëhej para zgjedhjeve e LDK-së me VV-në, por edhe të tjerave të cilat në mënyrë të vazhdueshme e përsëritnin se kanë vija të kuqe me PDK-në duke u munduar që kështu shumë të meta e mangësi t’ia lënë fajin për të gjitha këto PDK-së duke thënë se kemi vija të kuqe dhe në një far mënyre të shpërlahen moralisht e politikisht duke fajësuar Partinë Demokratike për shumë çka”.
“Qeveria Hoti, tash e sa kohë është në një far mënyre në një gjendje që mund ta quajmë sëkëlldi politike, gjendje jo stabile qeverisëse dhe këtë për shumë arsye e në rend të parë për shkak se është qeveri miniore për shkak se dy partitë më të mëdha, Partia Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosje janë jashtë saj, dhe në anën tjetër kemi edhe Listën Serbe që edhe në qeveri të tjera ka qenë me ndikim të madh por sidomos tani është me më shumë ndikim dhe mund ta shohim për fat të keq në dialog e sipër me Serbinë se sa ndikim ka Lista Serbe dhe ky ndikim rritet për aq sa zvogëlohet vota përkrahëse për qeverinë Hoti”
Mes tjerash ai ka thënë se qeveria Hoti në pushtet ka ardhur duke kritikuar në mënyrë të vazhdueshme Partinë Demokratike të Kosovës.
“Tani shtrohet pyetja se a ndryshoj Partia Demokratike e Kosovës për të mirë, apo LDK-ja për të keq dhe si ka mundësi që ti bëhet kjo ofertë një partie që deri dje thuhej se është e zeza e çdo gjëje në Kosovë dhe kjo të tregon si gjithë ajo propagandë nuk paska qenë e sinqertë sepse dje është bërë të fitohet vota dhe sot po bëhet që të mbetet në pushtet qeveria Hoti, që faktikisht ka ardhur në pushtet duke marr vota dhe duke kritikuar në mënyrë vazhdueshme Partinë Demokratike të Kosovë”
Megjithatë, Avdullahu ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës është e përqendruar brenda saj, që të marr njerëz të ri. Por ai thekson se PDK-ja nuk e ka për obligim të përkrahë qeverinë Hoti.
“Unë e shoh PDK-në si parti që e ka lexuar drejtë votën e 6 tetorit të vitit të kaluar dhe po vazhdon me projekte përbrenda saj dhe në të njëjtën kohë me projekte që mos të ndalë asnjë të mirë që e bënë qeveria Hoti që rrjedhimisht shkon në të mirë të kualitetit të qytetarëve, gjë që nuk e bënë VV-ja, duke abstenuar apo duke mos votuar për të mos i përkrahur projektet e ndryshme apo ndihmat e ndryshme. A do të shkon Partia Demokratike e Kosovës, varet shumë edhe nga shumë projekte gjeopolitke, por tani për tani duke se PDK-ja është e përqendruar brenda saj që të marr njerëz të ri dhe të vijë me oferta të reja dhe më pas të shkojë në qeveri, sepse Partia Demokratike nuk ka obligim që ta përkrah qeverinë Hoti e cila ka ardhur këtu duke mos i shkuar për dore asaj që ka thënë që do ta bëjë me VV-në”
“Tani sikur mos të ishte pandemia, gjëja më e mirë do të ishte që ne të shkojmë në zgjedhje, dhe e mira është që ne të koordinohemi me Uashingtonin zyrtar dhe çdo gjë që do të bëjmë në të ardhmen e afërt qoftë zgjedhjet apo një qeveri ndryshe, ne duhet të presim që ti koordinojmë punët me Uashingtonin, ka thënë ai/TVMalisheva