Gastronomët e Kosovës sot organizojnë një aksion paralajmërues dhe mbyllje njëorëshe të lokaleve, duke i dorëzuar simbolikisht çelësat te Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës në ora 12:00.

Përfaqësuesi i gastronomeve të vendit, Labinot Ademi ka thënë se protesta mbahet si pasojë e masave të ndërmarra për shkak të COVID-19 dhe mos dhënies së ndihmave ekonomike.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se ditët në vijim do të rishqyrtojë masat kundër përhapjes së koronavirusit. Sipas Asociacionit të Komunave të Kosovës, ndër masat që do të rivlerësohen, do të jetë edhe gastronomia./Tv Malisheva

Share.