Ujësjellësi rajonal KRU “Prishtina” ka njoftuar se niveli i ujit në liqenin e Badovcit është 9.65 metra nën kapërderdhje, kurse niveli i ujit në liqenin e Batllavës është 6.04 metra m nën kapërderdhje.

“Të dashur konsumatorë duke besuar që keni kaluar një fundjavë të mirë, ju njoftojmë sot me gjendjen e liqeneve akumuluese sipërfaqësore. Niveli i ujit në liqenin e Badovcit është 640.20 m mbi nivelin e detit ose 9.65 m nën kapërderdhje. Niveli i ujit në liqenin e Batllavës është 628.96 m mbi nivelin e detit ose 6.04 m nën kapërderdhje”, thuhet në njoftim.

Ujësjellësi ka kërkuar që të shpenzohet racionalisht uji i pijshëm./Tv Malisheva

Share.