Gastronomet e Kosovës kanë protestuar mesditën e sotme para Qeverisë së Kosovës, ku simbolikisht ia kanë dorëzuar çelësat autoriteteve shtetërore.
Masa ndaj tyre që është mbyllja prej orës 21:00 deri në ora 05:00 po vlerësohet si e dëmshme.
Petrit Kllokoqi, kryetar i Shoqatës së Gastronomeve të Kosovës, ka përsëritur tetë kërkesat e tyre.
“Riprogramim të kësteve të kredisë, lehtësira për qasje në mjete financiare, përkrahje për paga dhe qira edhe për së paku tre muaj, ulje të TVSH-së në 8% përkohësisht, zgjatje të orarit të punës, shtyrje për deklarim të pagesave të tatimeve për së paku edhe tre muaj, mbështetje në shpenzimet e rrymës, ujit dhe mbeturinave, si dhe mbështetje në kompensim të mallit të dëmtuar”, tha Kllokoqi.
Ai shtoi se nëse nuk ka reagime nga qeveria, të hënën e ardhshme do t’i sjellin arkat fiskale./Tv Malisheva