Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pati sot një takim informues me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Ramën.

Ai tha se Ushtrisë së Kosovës i janë shtuar një kontingjent prej 42 automjetesh ushtarake amerikane si dhe së shpejti do të nisë rekrutimi i ushtarëve të rinj.

“Ushtrisë së Kosovës nga dje i është shtuar një kontingjent prej 42 automjetesh ushtarake amerikane “Humvee”.

Edhe rekrutimi i ushtarëve të rinj do të nisë së shpejti.

Liria, shteti i pavarur dhe ushtria na japin identitetin dhe krenarinë e lirisë dhe demokracisë”, shkroi Thaçi në Facebook./Tv Malisheva

Share.