Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, merr vëmendje në pothuajse secilin postim që ajo bën në rrjete sociale.
Përmes imazheve të ndryshme ajo mban të azhurnuar fansat e saj, ndërsa paralajmëron për projekte të reja.
Së fundmi, ajo ka ndryshuar qasjen e postimeve, ndërsa ka pranuar sfidën ‘Women supporting Women’, e cila ka për qëllim mbështetjen e femrave.
Ajo është nominuar nga dy mike të saj, ndërsa falënderon që i ofruan mundësinë t’i bashkëngjitet një sfide të tillë.
Bukuroshja bionde ndau gjithsej tre fotografi, ku në të parën ajo shihej duke i bërë makijazh vetes.
Dy të tjerat, ishin të realizuara në formatin bardh e zi, çka e bën të duket edhe më tërheqëse se ndonjëherë më parë.
Sidoqoftë, këngëtarja ka qenë duke shijuar kohën në Londër, pasi qëndroi e izoluar në fermën e saj për një kohë./Tv Malisheva