Pesë persona rezultuan pozitiv në testin për COVID-19 në Komunën e Malishevës, ndërsa shtatë tjerë kanë rezultuar negativ. Kjo është konfirmuar në komunikim zyrtar të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës. Personat e konfirmuar pozitiv, vijnë nga këto vendbanime të Malishevës: 2 Llazicë, 1 Bubavec, 1 Balincë dhe 1 Astrazup.
Shtabi Komunal Emergjent, për menaxhimin e situatës me COVID-19 në Komunën e Malishevës, kërkon nga të gjithë pa përjashtim, që ti zbatojnë rekomandimet e institucioneve përgjegjëse shëndetësore të vendit. Mbajtja e maskave mbrojtëse është obligative, po ashtu edhe mbajtja e distancës dhe mos qëndrimi në grumbuj të njerëzve, sikurse edhe higjiena personale dhe pastrimi i shpeshtë i duarve./Tv Malisheva