Gjashtë viktima dhe 128 të infektuar nga koronavirusi është bilanci i 24 orëve në Maqedoninë e Veriut.
Katër pacientë nga Shkupi, një nga Kërçova dhe një nga Struga nuk arritën t’i mbijetojnë pasojave të sëmundjeve të tyre, të cilat u komplikuan nga CoVid-19.
Ndërkaq, në 24 orët e fundit prej 1025 testeve të bëra mbi 12% kanë rezultuar pozitiv.
Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se me 137 të shëruar sot, numri i përgjithshëm që e mposhtën këtë virus është 5564.
Por, mbetet i lartë numri i rasteve aktive 4183, ndërkaq të vdekur gjithsej janë 466 pacientë. Numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga shpërthimi i pandemisë ka arritur në 10,213.
Ndërsa nga 96,194 testet e realizuara deri më sot, përllogaritjet dalin se afër 11% kanë rezultuar pozitiv me CoVid-19./Tv Malisheva