Për shkak të rënies së të ardhurave, Twitter po mendon të zbulojë një mënyrë të re për të fituar para, dhe një prej tyre mund të jetë mundësia e parapagimit për disa pjesë të shërbimit të rrjetit të famshëm social.

Më saktë, Twitter në tremujorin e dytë të këtij viti, të ardhurat nga reklamat ranë me një çerek në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ose 562 milionë dollarë.

Përkundër rritjes në numrin e përdoruesve gjatë pandemisë, humbja operative e kompanisë arriti në 142 milionë dollarë.

Drejtori i Përgjithshëm i Twitter Jack Dorsey u tha investitorëve se do të krijojë “teste dhe pako abonimi” këtë vit, por vuri në dukje se standardet për pagesa për disa pjesë të shërbimit do të jenë mjaft të larta.

Share.