Në konferencën e jashtëzakonshme të Odës së Afarizmit të Kosovës është kërkuar që urgjent të zbatohet e plotë pakoja emergjente fiskale, rishikimi i buxhetit dhe miratimi i pakos për rimëkëmbje ekonomike.

Hamdi Malushaj anëtar i bordit të OAK-ut, theksoi se fatkeqësisht sektori privat është më godituri nga Covid-19, duke shkaktuar mbylljen e shumë bizneseve dhe vendeve të punës.

Teksa theksoi se u bën pesë muaj që masat e pakos emergjente nuk po mund të implementohen, masa këto të cilat vet institucionet e shtetit i kanë propozuar.

“Fatkeqësisht pandemia goditi më së shumti sektorin privat, i cili krijoi të ardhura për buxhetin e shtetit. Andaj, urgjent të miratohet pako për rimëkëmbje ekonomike dhe rishikimi i buxhetit”, tha ai.

Diamant Elshani sekretar i bordit, ka kërkuar nga qeveria dhe kuvendi që sa më parë të miratohet pakoja për rimëkëmbje ekonomike, pasi bizneset po falimentojnë.

“Na duhet mbështetja e shtetit, veçanërisht për planin e rimëkëmbjes, për ndryshe ne falimentuam”, tha Elshani.

Oda e Afarizmit jep sinjal se situata mund të ekskalojë për shkak të krizës sociale si rrjedhojë e problemeve në sektorin privat si pasojë e pandemisë./Tv Malisheva

Share.