Policia e Kosovës ka njoftuar se ka intervistuar një mashkull kosovar, nën dyshimin për bashkëjetesë jashtë martesore me personin nën moshën 16 vjeçare.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, e mitura pas shtrimin në repartin e gjinekologjisë, është konfirmuar nga mjekët se është shtatzënë.
“Rr. Meshari, Fushë Kosovë 27.07.2020-15:00. Është raportuar se viktima e mitur femër kosovare ishte shtruar në repartin e gjinekologjisë në Prishtinë e cila sipas mjekëve ishte shtatzënë.
Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, ndaj të cilit me urdhër të prokurorit është iniciuar lënda e rastit dhe pas intervistimit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./Tv Malisheva