Një 14-vjeçare nga fshati Semaj i Kaçanikut është zhdukur. Ajo i kishte lëshuar bagëtinë për të kullotur dhe nuk ishte kthyer më në shtëpi.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se njësitë policore së bashku me familjarët e viktimës dhe disa banorë të fshatit janë angazhuar në kërkimin e saj.
“Fsh. Semaj, Kaçanik 27.07.2020 – 18:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij e mitur e moshës 14 vjeçare rreth orës 16:00 i kishte lëshuar bagëtinë për t’i kullotur, por ajo nuk ishte kthyer në shtëpi dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Njësitë policore së bashku me familjarët e viktimës dhe disa banorë të fshatit janë angazhuar në kërkimin e viktimës”, thuhet në raport./Tv Malisheva