Ministri Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të hënën mori pjesë në fillimin e punimeve në rrugën Babaj i Bokës – Korenicë, e njohur si rruga e Peshkut.

Ministri Lekaj tha se ky projekt lidhë që lidhë fshatrat e kësaj ane, ka pritur shumë gjatë për t’u rregulluar dhe ndikon në zhvillimin e komunës së Gjakovës.

Kryetari i Gjakovës Ardian Gjini, e falënderoi ministrin Lekaj për gatishmërinë e treguar për realizimin e këtij projekti dhe të gjitha tjerave në Gjakovë.

Rruga Korenicë – Babaj i Bokës është e gjatë 2.6 kilometra, vlera e investimit nga MIT është rreth 290 mijë euro.

Share.