Ndeshja Francë – Turqi pritej të kishte incidente, për shkak të deklaratës së hapur së Francës kundër sulmeve turke ndaj kurdëve në Siri, por edhe për faktin se shumë politikanë kishin bërë thirrje të anulohej.
Forcat e policisë franceze u organizuan në masë në të gjithë qytetit, por çdo gjë nisi pa asnjë incident.
Një pasim u dha nga e djathta në të majtë për Griezmanin, Giroud gjuajti me kokë dhe shënoi golin e parë për blutë në minutën e 76-të.
Turqit e rikthyen shumë shpejt rezultatin aty ku ishte, duke barazuar në minutën e 82-të me Ayhan.
Pas golit të shënuar, lojtarët turk shkuan të festonin së bashku para tifozëve të tyre duke e bërë veprimin e njëjtë si ndaj Shqipërisë, përshëndetje ushtarake për ndërhyrjen e forcave të tyre në Siri.
Kombëtarja turke duket se dëshiron të dënohet nga UEFA dhe FIFA për këto festime që nuk kanë vend në futboll dhe një gjë e tillë pritet shumë shpejtë të ndodhë.