Çmimet e biletave për ndeshjen Kosova – Mali i Zi në tregun e zi kapën shifra jashtëzakonisht të larta.
25-300 euro ofrohej një biletë normalisht kishte kushtuar 10 apo 20 euro.
Kjo dukuri negative ka shkaktuar shqetësim të madh te njerëzit, të cilët kanë reaguar.
Madje një prej shitësve në afërsi të stadiumit “Fadil Vokrri” ishte sulmuar nga njerëz të frustruar me çmimet stratosferike.
“Ju njoftojmë se Prokuroria e Shtetit, bazuar në lajmet e publikuara në media ka filluar grumbullimin e informatave, në mënyrë që të verifikohen dyshimet e ngritura për shitjen e biletave për ndeshjet e zhvilluara nga Kombëtarja e Kosovës” thuhet në komunikatën e fundit. /