Pas dështimit të raportimit para Komisionit për Çështje të Sigurisë, ministri Agim Veliu tha se ajo çfarë ndodhi aty ishte tendencioze nga ana e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Mua mu duk tendencioze nga ana e LVV-së. Ata prej fillimit filluan për çështje që nuk janë të rëndësishme me diskutua.
Unë me kohë i kam informuar komisionin se koha ime është e limituar për shkak të mbledhjes së qeverisë. Ata e kanë pasur mundësinë kjo ka ndodhur para dy ditësh, që të vendosin a ta mbajnë mbledhjen apo ta caktojnë një datë tjetër.
Nuk me kanë informuar asgjë, unë kam ardhur i gatshëm që të raportojë.
Mirëpo këtu u pa tendenca që të pamundësohet raportimi sot”, ka thënë Veliu./Tv Malisheva