Nëse ju dhemb shpina, provoni dhe do të dini me siguri a do ta zbatoni këtë!
Shkaktarë të dhembjes së shpinës mund të jenë gjëra të ndryshme, mirëpo njëri ndër më të shpeshtit është qëndrimi i keq, përkatësisht përdorimi i “gabuar” i muskujve për t’u ngritur apo për t’u ulur me shpinën drejt.
Fizioterapeutët theksojnë që shumë shpesh përdorim grupin e gabuar të muskujve për qëndrim, madje ai qëndrim shkakton dhembje të shpinës dhe mund të çojë deri te komplikimet më të mëdha.
Qe se si ta vërtetoni që po i përdorni edhe ju!
Ngrihuni dhe qëndroni drejt sa të mundeni, le t’ju jenë këmbët të larguara në gjerësi të supeve. Qëndroni qetë dhjetë deri njëzet sekonda dhe kushtoni kujdes – a po ndieni që keni ndrydhur pak muskujt e vitheve?
Nëse përgjigjja është po, atëherë po i përdorni gabimisht muskujt për të qëndruar vertikalisht.
Këtë “punë” do të duhej ta bënte pjesa e poshtme stomakut. Nëse muskujt stomakut të poshtëm nuk marrin pjesë në qëndrimin e trupit, “punën” e marrin vithet që nuk janë të dedikuara për të.
Qëndrimi i keq do të çojë deri te dhembja e shpinës, por edhe te mbinkarkesa e muskujve të pjesëssë poshtme të shpinës dhe gilcave të cilat përpiqen t’i kompensojnë ato gabime.
Kushtoni kujdes dhe gjithmonë kur qëndroni apo uleni, shtypni butësisht muskujt e pjesës së poshtme të stomakut, në mënyrë që qëndrimi të jetë i drejtë./Tv Malisheva