Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 19 aktakuza, kundër 21 personave.
Gjithashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, gjatë kësaj kohe janë ndaluar nëntë persona të dyshuar dhe janë paraqitur katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër katër personave të dyshuar./Tv Malisheva