Afaristët e tri shteteve, Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për herë të parë janë bërë bashkë në një panair rajonal virtual, ku patën mundësinë që të prezantojnë kompanitë, produktet dhe shërbimet që ofrojnë me qëllim të bashkëpunimit mes vete.

Në pamundësi të organizimit fizik si pasojë e situatës me pandeminë, ky panair u organizua për herë të parë online dhe qëllimi i këtij organizimi ishte promovimi i bizneseve pjesëmarrëse, njoftimi mes tyre dhe inicimi i takimeve B2B për bashkëpunimet potenciale në të ardhmen.

Në pjesën e parë në fjalimet e tyre përshëndetëse kryetarët e Odës së Afarizmit të Kosovës, Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri Perëndimore, Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë dhe Forumit Ekonomik Mbarë Shqiptar, përgëzuan organizatorët për këtë ngjarje dhe theks të veçantë i dhanë nxitjes së bashkëpunimit mes bizneseve shqiptare në rajon, promovimit të produkteve vendore me qëllim të promovimit, zhvillimit dhe rritjes sidomos në këtë periudhë pandemike.

Në pjesën e dytë të panairit, kompanitë pjesëmarrëse kishin rastin që të prezantojnë produktet dhe shërbimet që ata ofrojnë duke paraqitur edhe me imazhe nëpërmjet poëer point bizneset e tyre. Gjithashtu në kuadër të prezantimeve, u deleguan edhe sfidat që operatorët ekonomikë hasin gjatë bashkëpunimit rajonal.

Në ditët në vijim do të ketë edhe takime E-B2B mes kompanive të interesuara, të cilat veçse janë regjistruar gjatë panairit.

Përmes këtij aktiviteti, kompanitë kishin mundësinë që të promovohen, të promovohen tregjet rajonale, të përmirësohet efikasitetit të tregut etj.

Ky aktivitet u organizua nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri Perëndimore në partneritet me Odën e Afarizmit të Kosovës, Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë dhe Forumin Ekonomik Mbarë Shqiptar./Tv Malisheva

Share.