Në tri ditët e fundit, në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë, tre pacientë kanë humbur betejën me COVID-19, ndërsa në 24 orët e fundit, janë regjistruar 16 raste të reja të infeksionit dhe gjashtë persona janë shëruar.

Kjo është bërë e ditur nga epidemiologu serb Aleksandar Antonijeviq.

Të ndjerit janë nga Leposaviqi, Zveçani dhe Prilluzha.

Nga 12 marsi deri më sot janë testuar 3,301 persona në këto zona Prej tyre, prania e koronavirusit u konfirmua në 745 persona.

Që nga 18 qershori, ka pasur një rritje të papritur të numrit të pacientëve, kështu që tani numri i rasteve aktive është 514, dhe 100 janë shëruar./Tv Malisheva

Share.