Qeveria e Kosovës ka miratuar Raportin gjashtëmujor për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020.

Raporti përmban një përmbledhje dhe trendeve kryesore të të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore për këtë periudhë.

Raporti përmban gjithashtu analiza përmbledhëse për këtë periudhë, pasqyron të hyrat sipas institucioneve mbledhëse në nivelin qendror dhe lokal, detajet e të hyrave sipas llojit të tatimeve dhe krahasimet me periudhat paraprake dhe me projeksionet buxhetore.

Sipas Raportit, gjithsej të hyra gjatë gjashtëmujorit të parë të 2020 ishin në shumën 986.67 milionë euro dhe paraqesin gjithsej 42% të të hyrave të planifikuara, që janë për 8% më të vogla se të hyrat e periudhës së njëjtë të viti paraprak.

Shpenzimet e këtij gjashtëmujori ishin në shumën prej 933.73 milion euro që paraqesin 37% të shpenzimeve të planifikuara.

Shpenzimet kanë shënuar rritje në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar për 38.7 milion euro.

Duhet theksuar se kjo periudhë është krahasuar me ekzekutimin e masave të pakos emergjente të Qeverisë së Republikës së Kosovës si dhe shpenzimeve që ndërlidhen me menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Raporti do të procedohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës konform Ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësive./Tv Malisheva

Share.