Qeveria sot ka miratuar vendimin për shpronësimin e pronave të paluajtshme në Han të Elezit, Vushtrri dhe Drenas për realizimin e projekteve me interes publik.
Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçit, tha se prona në Han të Elezit do të shpronësohet për realizimin e projektit “Themelimi i Qendrës Përkujtimore për Gjenocidin mbi Shqiptarët “Bllaca” 1999.
Ndërsa, për ndërtimin e rrugës nacionale N2 Prishtinë- Mitrovicë, segmenti Gojbulë- Smrekovicë do të shpronësohen zonat kadastrale në Smrekonicë, Dobërllukë, Bajskë, Sllatinë, Vushtrri dhe Gojbulë të komunës së Vushtrrisë.
Kurse, në komunën e Drenasit do të shpronësohen pronat e paluajshtme ish-shoqërore për e disa projekteve në këtë komunë./Tv Malisheva